Dhuna në Siri, KS diskuton për mandatin e vëzhguesve

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë, gjatë ditës, nëse do të themelojë një zyre të re civile në mbështetje të përpjekjeve të OKB-së dhe Ligës Arabe për t`i dhënë fund konfliktit në Siri.
Mandati i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri skadon të dielën.
Këshilli kishte vendosur dy kushte për vazhdimin eventual të mandatit: ndërprerjen e përdorimit të armëve të rënda nga qeveria dhe reduktimin e dukshëm të dhunës.
Në një letër dërguar Këshillit të premtën e kaluar, sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se nuk është përmbushur asnjë nga këto kushte dhe se, tani, Siria po rrezikon “hyjë në një luftë të tërësishme civile”.