Një luftë me Iranin mund të zgjasë një muaj
Izrael
Ministri hebre përshkruan një situatë potenciale të një sulmi iranian mbi vendin e tij
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për mosangazhimin e Izraelit në një luftë me Iranin, deklaratat luftënxitëse vazhdojnë. Lufta me Iranin mund të shndërrohet në një konflikt njëmujor në fronte të ndryshme me goditje raketash në qytetet e Izraelit dhe mund të ketë rreth 500 viktima. Këtë e bëri të ditur ministri izraelit i Mbrojtjes civile në një intervistë të publikuar dje. Nuk ka vend për histori. Fronti izraelit është i përgatitur si kurrë më parë, ka deklaruar Matan Vinal, një ish-gjeneral i cili është në largim nga posti i tij në kabinetin qeveritar për tu bërë ambasador i vendit të tij në Kinë.
Intervista ka përkuar me publikimin në media gjatë javës që shkoi të një sulmi të mundshëm të faciliteteve bërthamore të Iranit nga ana e Izraelit para zgjedhjeve presidenciale amerikane të muajit nëntor. Sekretari amerikan i Shtetit, Leon Paneta, ka deklaruar të martën se Uashingtoni nuk beson se Izraeli do të marrë një vendim për të goditur Iranin. Unë nuk dua që të futem në debat, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miqtë tanë më të mëdhenj në rast se ne do të futeshim në luftë kundër Iranit dhe ne gjithmonë do të koordinonim çdolloj lëvizjeje me ta, ka vazhduar ministri hebre në intervistën e tij. Duke i bërë jehonë një vlerësimi të bërë pak kohë më parë nga ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, Vilnai tha se qindra raketa mund të godasin qytetet izraelite çdo ditë dhe të marrin si pasojë jetën e mbi 500 mijë civilëve izraelitë. Mund të ketë disa të vdekur, por ky është një skenar për të cilin po përgatitemi në bashkëpunim me këshillën më të mirë të ekspertëve. Vlerësimet janë për një luftë që mund të zgjasë rreth 30 ditë në fronte të ndryshme, ka vazhduar ministri duke aluduar edhe mundësinë e mbështetjes së guerilasve në Liban dhe Palestinë.
Izraeli ka ndërtuar një sistem të fuqishëm antiraketë që ka shanse të ndalojë pjesën më të madhe të sulmeve që mund ti bëhen me raketë nga Irani.
Një luftë me Iranin mund të zgjasë një muaj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip