E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të ketë strategji të re ndaj Sirisë

Gazeta Shqip

Situata 

SHBA kërkon një strategji të re që të funksionojë në situatën e krijuar

SHBA-ja po kërkon një strategji të re për zgjidhjen e krizës në Siri. Qeveria amerikane ka përjashtuar deri tani aksionet e njëanshme. Ndërsa Irani kritikohet për mbështetjen e regjimit të Sirisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ishte në konferencën e saj për shtyp e bindshme dhe me një disponim të mirë. Por disponimi i mirë u zhduk shpejt, pasi që zëdhënësja Victoria Nuland bëri publik vendimin kryesor të ditës. “Ministria amerikane e Financave ka vendosur të pezullojë sanksionet kundër ish-kryeministrit të Sirisë”, theksoi ajo. Mediat amerikane duken të irrituara. Qeveria e Obamës ka kërkuar deri tani gjithmonë që bashkëpunëtorët më të ngushtë të Assad-it të nxirren para drejtësisë, e jo që të mund të përdorin paratë e deponuara në botën e jashtme. Ish-kryeministri i Sirisë, Riad Hidschab, ka qenë deri në ikjen e tij në Aman të Jordanisë një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Presidentit. Gazetarët në Uashington janë të befasuar me faktin që përgjegjësi i dikurshëm për masakra tani lirohet nga kjo përgjegjësi dhe do të mund të shfrytëzojë paratë në kontot e hapura jashtë vendit. “Fakti që Amerika ka pezulluar sanksionet kundër ish-kryeministrit e lë të hapur mundësinë që sirianët më vonë ta nxjerrin atë para drejtësisë”, tha Nulland.

Ajo shpjegoi se SHBA-ja i gëzohet çdo ikje të bashkëpuntorëve të regjimit. Por në një pyetje nuk u përgjigj: Çfarë do të bëjë qeveria amerikane në qoftë se tani Assadi befasisht vendos të japë dorëheqjen, a do të pezullohen sanksionet edhe kundër tij? Zëdhënësja tha se nuk do të merret me pyetje hipotetike, sepse për fat të keq Assad-i nuk ka dhënë dorëheqje dhe nuk është larguar nga Siria. Qeveria amerikane po kërkon një strategji të re për shtimin e presionit ndaj Assad-it.” Sekretarja Hillary Clinton ka biseduar për këtë çështje me homologët e saj nga Britania e Madhe,Francadhe Gjermania. “Gjermania, Italia dheFrancakanë ndërprerë ndërkohë blerjen e naftës nga Siria, por SHBA-ja është e shqetësuar me tregtinë e Assad-it me Rusinë. Përkundër sanksioneve të BE-së Assad-i siguron në këtë mënyrë rreth 380 milionë dollarë amerikanë, njofton Wall Street Journal. Kohët e fundit Assad-i ka pasur një mbështetje më të fuqishme edhe nga Irani, pohon ministri i Mbrojtjes, Leon Panetta. “Irani po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm – në shumë fusha. Ka të dhëna se Irani është duke stërvitur milicët e Assad-it”, tha ai, duke shtuar se në këtë mënyrë Irani po mbështet në mënyrë aktive gjakderdhjen në Siri. Teherani po mbështet edhe hesbollahët radikalë islamikë. Qeveria amerikane është e alarmuar pas të dhënave të shërbimeve sekrete se salafistët janë ndër grupet kryengritëse me armatimet dhe financimet më të mira në Siri. Uashingtoni ka frikë se Assad-i këta ekstremistë një ditë do të marrin në dorë edhe armët biologjike dhe kimike të Assad-it. “Si mund të jemi të sigurt se këto armë nuk do të bien në duar të gabuara”, pyeti Panetta. Ministri amerikan i Mbrojtjes ka për momentin më shumë pyetje sesa përgjigje. Por në një çështje ai është i sigurt: SHBA-ja ende nuk do të dërgojë avionë me bomba në Siri. “Vendosja e zonës së ndalim-fluturimit ende nuk është në rend dite”, theksoi Panetta.

A do të ketë strategji të re ndaj Sirisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›