Tetë vende të BE-së në recesion
Listës këtë herë i shtohet edhe Hungaria problematike
Ekonomitë e 8 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian ndodhen në recesion, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Sipas përdorimit të standardit të 6 muajve që nuk shënojnë rritje ekonomike, që është edhe standardi për vlerësimin e një ekonomie në recesion, Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian bëri të ditur se ekonomitë e Qipros, Republikës Çeke, Hungarisë, Portugalisë, Spanjës, Italisë dhe Britanisë kanë pësuar kontraktim të ndjeshëm dhe të vazhdueshëm dhe Produkti i Brendshëm ka rënë në 6.2%. Kjo është edhe rënia më e thellë në të gjithë Europën.
Të dhënat e fundit të Eurostat shtojnë në publikimin e fundit Hungarinë në listën e vendeve të Bashkimit Europian që prej 6 muajsh është në një situatë recesioni, duke qenë se vendet e tjera kanë më se një vit që janë në një listë dhe në një situatë të tillë, në të cilën nuk shënohen rritje ekonomie. Ndërkohë, nga lista, e fundit ka dalë Rumania, e cila ka shënuar këtë tremujor vetëm një rritje shumë të vogël prej 0.5%, çka gjithsesi pavarësisht, shënon një lëvizje pozitive, edhe pse të papërfillshme për problematikën e thellë ekonomike të vendit. Parashikohet ndërkohë që kësaj liste ti shtohet edhe Luksemburgu. Ekonomia e këtij vendi pësoi tkurrje në muajin janar të këtij viti dhe kjo situatë është duke vazhduar edhe tani. Të gjitha janë ekonomi të vendeve që kanë probleme të mëdha me borxhin dhe mbi të gjitha kanë ndërmarrë masa të rrepta të kursimit dhe të shtrëngimeve të shpenzimeve. Por rënie kanë pësuare dhe ekonomitë e tjera të vendeve të Bashkimit Europian edhe pse nuk janë në situatë recesioni.
Tetë vende të BE-së në recesion burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip