Progresraporti per Kosoven itaku Veriu nuk do te ndikoje

Vendimi i Qeverisë se Kosovës për ta shtrirë autoritetin e saj në pjesën veriore nuk do të ndikojë negativisht në vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e bërë gjatë këtij viti. Kështu tha Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku e cila shpjegon se Kosova më këtë veprim ka përmbushur detyrimet e saj që kërkohen edhe nga Komisioni Europian.
“Në asnjë mënyrë, në fakt veprimet e qeverisë së Kosovës ne vëri janë përmbushje e edhe e një parakushti të rëndësishëm të Komisionit Europian për procesin e integrimeve në tërësi, por edhe atë të liberalizimit të vizave në veçanti. Manaxhimi i kufijve, kontrolli i integruar i tyre është parakusht thelbësor në procesin e liberalizimit të vizave, ndërkohë që luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është parakusht vendimtar për procesin e integrimeve europiane”, tha Çitaku.
Sa i përket tensionimit të gjendjes në veri, ministrja e integrimeve europiane, Çitaku tha se kthim prapa nuk do të këtë. Ajo që institucionet e Kosovës duhet të bëjnë tani e tutje është të vazhdojnë me progresin.
”E dimë që e gjithë puna nuk është përfunduar, nuk është kryer, por më 25 korrik është bërë një hap i madh përpara, ndërsa ne duhet të konsolidojmë mbi këtë realitet të ri të krijuar”, tha ajo.
Në tetor të këtij viti do të publikohet raporti i progresit për Kosovën nga Komisioni Europian. Çitaku beson se Kosova këtë vit do të marrë një vlerësim shumë më pozitiv se ai i vitit të kaluar.
Sala Mustafa