E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letersi e perkthyer vitrina e librit gjate javes

Java ka sjellë vetëm letërsi të përkthyer në stendat e librave të rinj në libraritë e Tiranës. Ndër titujt kryesorë bie në sy rikthimi i shkrimtarit britanik Kon Igulden me rrëfimin historic të Jul Qezarit. “Perandori, vdekja e mbretërve” është  botimi më i ri i sjellë në shqip nga autori që u bë i famshëm për librat historik.

Rrëfimi vazhdon me historinë e mahnitshme të Jul Qezarit, ku ndërthuret mjeshtërisht historia me aventurën, ambicia me rivalitetin, trimëria me tradhtinë.

Tashmë i njohur nga lexuesi shqiptar si një nga autorët më të frytshme, emri i Sveva Kasati Modinjani, i cili është në fakyt një pseudonim vjen këtë javë me një titull të ri. “Baroni”, romani këtë herë trajton të fshehtat e një nga familjve më të famshme siciliane dhe trashëgimitarit të saj. I njohur me nofkën “Baroni” personazhi përfshihet në bizneset e princërve të naftës mes njerëzve të pushtetshëm.

Tituj të tjerë këto ditë janë “Trëndafili i humbur” nga Serdar Orkan, “Kënga e fudnit nga Nikolas Sparks, “Gjerdani i firmës Bulgari” nga Fei Welldon dhe “Leximi i dorës” nga Ricard Webster.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›