Izrael, qeveria do shqyrtojë e kërkesat e protestuesve

Ministri i Financave të Izraelit, tha sot se qeveria do të marr veprime të shpejta për të ulur koston e jetesës, një ditë pasi rreth 250 mijë persona demonstruan në Izrael kundër rritjes së çmimeve.
Ministri i Financave tha se kryeministri Benjamin Netanjahu, do të formoj një komitet të veçant me ekspertë për të adresuar kërkesat e protestuesve.
Mijëra izraelitë, kryesisht të klasës së mesme dolën në rrugët e Tel Avivit, ku kanë valvitur flamuj dhe kanë brohoritur "Drejtësi sociale për njerëzit", "Strehimi nuk është një luks" dhe "Izraeli është shumë i shtrenjtë".
Policia tha se më shumë se 200 mijë njerëz ishin në rrugët e Tel Avivit gjatë natës.