Dhuna në Siri, reagon SHBA: Torturat çnjerëzore janë të papranueshme, qeveria siriane ka krijuar krizë humanitare

12-06-2011 / Gazeta 55
Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë akuzuar qeverinë e Sirisë se ka krijuar një krizë humanitare në veri të vendit. Shtëpia e Bardhë i kërkoi autoriteteve në Siri që të lejojë menjëherë Kryqin e Kuq që të ndihmojë banorët që vuajnë në zonat e prekura nga tensionet. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë theksohet se nuk ka asnjë justifikim për qeverinë e Sirisë që të mos lejojë veprimtarinë e Kryqit të Kuq që njihet si një organizatë neutral. Ndërkohë grupet e të drejtave të njeriut thonë se të paktën 1 100 njerëz kanë humbur jetën gjatë protestave në Siri.
...