Dhuna në burgje, ambasadori Dervishi takon përfaqësuesin e Ministrisë së Drejtesisë greke
ATHINE- Ambasadori i shqiptar në Greqi takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë Greke të Drejtësisë Marinos Skandamis, me të cilin ka diskutuar vecanërisht për të dënuarit shqiptar në burgjet e shtetit fqinj.
Takimi është zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë greke, ku ambasadori Dervishi dhe sekretari Skandamis u fokusuan në ngjarjet e fundit në burgjet greke. Përfaqësuesi i lartë grek, nga ana e tij informoi se Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar të merren masa konkrete për të siguruar respektimin e të drejtave të të dënuarve konform akteve evropiane e ndërkombëtare, referuar këtu edhe rastit të burgut të Grevenasë, për të cilën është urdhëruar Prokurori i Përgjithshëm të fillojë hetime për gjetjen e fajtorëve lidhur me ushtrimin e dhunës.
Duke evidentuar komunikimin efikas të deritanishëm mes ministrive të drejtësisë të dy vendeve tona, bashkëbiseduesit theksuan se në kushtet e krizës së përgjithshme greke, e cila ka kapur edhe burgjet, si dhe të mbingarkesës që ato kanë aktualisht me të dënuar, është e nevojshme të vendoset komunikim i drejtpërdrejtë mes Ministrive të dy vendeve, për të gjetur mundësitë e riatdhesimit të të burgosurve shqiptarë në atdhe, në mënyrë që shlyerja e dënimit dhe rehabilitimit të ndikohet edhe nga afërsia me familjet e tyre.
(e.m/News24/BalkanWeb)