Rusia eliminon mbi 70 për qind të armëve kimike
MOSKË- Rusia ka eliminuar më tepër se 70 për qind të armëve kimike, të epokës së Luftës së Ftohtë, që ishte planifikuar fillimisht për në prill të vitit 2012, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
"Deri më sot, kemi eliminuar më tepër se 29 000 ton, ose 73 për qind", deklaroi Viktor Kholstov, zyrtar i lartë vendas.
Rusia dhe SHBA-ja, që kishin grumbulluar gjatë Luftës së Ftohtë rezerva të mëdha armësh kimike, u angazhuan në eliminimin e tyre para prillit të vitit 2012.
Të dy vendet, njoftuan se nuk ishin në gjendje që të plotësonin këtë afat kohor. Kështu SHBA-ja, që ka eliminuar 90 për qind të armëve kimike, ka vendosur një afat kohor deri në vitin 2023. Ndërsa Rusia vendosi një afat kohor deri në dhjetor të vitit 2015.
(e.m/ata/BalkanWeb)