Komisioni i Ekonomisë miraton p/ligjin "për koncensionet dhe partneritetin publik privat
TIRANË- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të mërkurën projektligjin "Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat".
Drejtore e Prokurimeve Publike, Klodjana Cankja tha se, "projektligji përcakton se çdo institucion qendror apo vendor kordinon procedurat e prokurimit për shpalljen fituese të kontratave publike për punë, furnizime apo shërbime. Nëpërmjet tij, synohet të decentralizohet procesi i koncesioneve dhe t’i japin nxitje të mëtejshme partneritetit publik-privat".
P/ligji përcakton po ashtu se kur tarifa koncesionare nuk paguhet sipas afateve të përcaktuara, ministri i Financave nxjerr një urdhër, që bëhet titull ekzekutiv për bankat tregtare ku ndodhet llogaria e shoqërisë koncesionare dhe vihet në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor.
Në këtë projektligj bëjnë përjashtime koncesionet për sektorin energjetik, për të cilin do të vazhdojë të përdoret edhe për 4 vitet e ardhshëm legjislacioni aktual. Procedurat e koncesioneve, sidomos në energjetikë, kanë qenë edhe më të debatuarat nga forcat politike gjatë viteve të fundit, për mënyrën e dhënies dhe rëndësinë e tyre në ekonominë e vendit. Gjithashtu Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen me Bankën Islamike për Zhvillim për financimin nëpërmjet një huaje prej 7.58 milion dollarë për ndërtimin e Portit të Pëshkimit në Durrës.
Projekti do t'i sigurojë sektorit të peshkimit një port operacional dhe mjedis të sigurtë për ngarkimin-shkarkimin dhe ankorimin e anijeve të peshkimit.
(m.a/ata/BalkanWeb)