E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në familje, 19 burra i drejtohen dyerve të Policisë



Krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim tradicionalisht, ku vetëm gratë denoncojnë dhunën e ushtruar në familje, tashmë edhe burrat po bëjnë të njëjtën gjë me gjininë e tyre të kundërt. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Punës, në zyrat e Policisë 19 burra, mes tyre edhe të moshuar kanë depozituar kallëzim penal, pasi mbi ta është ushtruar dhunë. Ndërsa përsa i përket numrit të rasteve që kanë denoncuar gjatë vitit 2009, dhunën e ushtruar në ambientet e familjes, sipas Ministrisë së Punës, këtë vit ka patur 400 denoncime më shumë se një vit më parë dhe kryesisht dhuna është evidentuar në familjet që jetojnë në veri të vendit. “Ka pasur rritje të rasteve të denoncimit, duke u thyer deri në një farë mase mentaliteti i mbajtjes së problemeve brenda familjes”,- u shpreh dje, zëvendësministrja e Punës, Filloreta Kodra.

1 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›