E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në familje, 5 vjet burg kush dhunon gruan

TIRANE - Ashpërsohen penalizimet për dhunën në familje. Rrahja ndaj bashkëshortes aktual, ish-bashkëshortes apo bashkëjetueses, tashmë janë përfshirë si vepër e veçantë krimi në Kodin Penal, konsumimi i së cilës do dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burg.

Këto janë disa nga amendimet e miratuara dje në parim në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore, që gjithashtu po dje ka përjashtuar dhunuesit e fëmijëve e grave shtatzëna nga e drejta për të kërkuar liri me kusht apo dënime alternative.

Në këtë kategori janë përfshirë edhe ata që dhunojnë për arsye raciste, fetare, gjuhësore dhe politike.

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›