Xhuvani, grusht në fytyrë gardianit, dy muaj të tjerë në burg
TIRANE - Zbardhet ngjarja e ndodhur në burgun Nr. 302 në Tiranë, ku protagonist është Kostandin Xhuvani, djali e deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani, i cili ndodhet prapahekurave i dënuar për vrasje. Pak ditë më parë, Xhuvani ka marrë dënimin e dytë nga Gjykata e Tiranës, për goditjen e një punonjësi të policisë së burgjeve, urdhrit të të cilit për t’iu nënshtruar kontrollit fizik nuk i është bindur.
Në vendimin e zbardhur të gjykatës thuhet se “Dritan Ismaili ka qenë duke kryer detyrën e tij, duke kryer kontrollin fizik të disa personave të cilët ishin të paraburgosur. Në momentin që i ka ardhur radha për kontroll fizik të pandehurit Kostandin Xhuvani, ky I fundit ka reaguar në mënyrë të dhunshme. Ai nuk ka lejuar grupin e sigurisë të bëjë detyrën, duke goditur me grusht në fytyrë punonjësin Dritan Ismaili”. Për këtë ngjarje, Xhuvani është dënuar me 2 muaj heqje lirie. Më poshtë po botojmë të plotë historinë e përplasjes mes Xhuvanit dhe punonjësit të grupit të sigurisë.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)