“Shpifja”, Ligjet i japin “Ok” zgjerimit të gamës së rasteve të ndëshkueshme

Deputetët e komisionit të ligjeve, vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Twitter”, “You-tube” etj
Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore vijoi diskutimet për ndryshimet në Kodin Penal dhe atë Civil. Deputetët nuk kanë rënë ende dakord nëse do të dekriminalizojnë shpifjen dhe fyrjen, pra t’i heqin ato nga Kodi Penal. Megjithatë me konsusus ata ranë dakord të zgjerojnë gamën e rasteve, kur një “viktimë” e këtyre veprave, mund të dëmshpërblehet në para për to. Tashmë, sipas ndryshimeve në Kodin Civil, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin, më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishtë 3 vjet. Deputetët e komisionit të ligjeve, vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Tëitter”, “You-tube” etj. Kjo masë parashikohet “në rastet kur cënimi është kryer mes komunikimeve elektronike dhe nëpërmjet internetit, afati i parashikimit llogaritet nga data e publikimit fillesar”, – thuhet në propozimin për shtesë pas shkronjës “dh” të nenin 115. Gjithashtu deputetët propozuan që përmbajtja e nenit 625 të ndryshohet në “personi që pëson një dëm jopasuror ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet veçanërisht në rastet kur ai ka përsuar një dëmtim të shëndetit, të integritetit fizk ose psikik të tij; është cënuar në nderin, personalitetin apo reputacionin e tij; si dhe kur cënohet kujtimi i një të vdekuri”. Duke mbështetur këtë ndryshim kreu demokrat i komisionit të ligjeve, Ilir Rusmali tha se “nëse është cënuar në nderin, atëhere ai duhet të penalizohet”. Ndërsa deputetja socialiste, Shegushe Ligori tha lidhur me këtë çështje se “integriteti fizik ose psiqik i tij apo i personit të afërt apo shkaktimi i vdekjes personit të afërt. Pra mund të jetë personale e tij, por mund të jetë njësoj integriteti psiqik, të themi të tij, nëse vdes apo dëmtohet personi i afërt”. Tashmë, sipas ndryshimeve në Kodin Civil, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishtë 3 vjet. Duke qenë se në kibernetikë, është e vështirë të identifikohet burimi fillestar i këtyre veprave, viktima mund të padisë shpifësin që shkakton dëmin më të madh.