E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, Venger eshte optimist. Ndaj Milanit, Venger i beson Henri

Arsenali kërkon të përsërisë historinë në përballjen e të mërkurës kundër Milanit, në “San Siro”. “Topçinjtë” arritën të kualifikoheshin në vitin 2008, duke barazuar pa gola në Londër dhe duke fituar 2-0 në Milano.

Për Tieri Henri do të jetë ndeshja e fundit me ekipin anglez, përpara se ai të rikthehet te Nju Jork Red Bull në fundjavë.

Shpresat e “Topçinjve” janë tek holandezi Robin Van Persi, që ka qenë lideri i tyre deri në këtë fazë të sezonit.

“Nuk e prisja që Henri të kishte këtë formë, - deklaroi Venger. – Ai ka shënuar shpesh në Itali, por mendoj se mund ta bëjë sërish, pasi duket që është në gjendje të luajë në nivele të larta”, shtoi tekniku francez.

Veç Henri, në superformë për Arsenalin janë edhe Çambërlein e Teo Uollkot. Sfida në “San Siro” do të gjykohet nga arbitri hungarez Viktor Kasai.

(A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›