E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në familje, 7 vrasje e 6 plagosje në 6 muaj



Një fenomen shqetësues për kreun e Drejtorisë së Policisë së Shtetit ishte dhe dhuna në familje. Ndaj, sipas tij, një punë e mirë është bërë në drejtim të zbatimit të ligjit “Për masat ndaj dhunës në ambientet familjare”. Kjo është përqendruar në ndërgjegjësimin e të gjithë faktorëve të interesit për parandalimin e dhunës e deri tek marrja e masave parandaluese e shtrënguese nga strukturat e policisë. Vetëm gjatë këtij 6-mujori, nga strukturat e policisë janë përgatitur dhe ndjekur praktikat për 70 urdhra mbrojtje për të dëmtuarat nga dhuna në ambientet familjare. “Gjithsesi, dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësim për vetë faktin se edhe gjatë kësaj periudhe ndërmjet të tjerave janë evidentuar 7 vrasje, 6 plagosje të rënda, si dhe mjaft tendenca të tjera kriminale, të cilat kanë dëmtuar gjithsej 258 persona”, - përfundoi Prençi.

Detaje

70 urdhra për mbrojtje të grave të dhunuara

258 persona të dëmtuar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›