E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza, 69 grupe kriminale të goditura, 280 anëtarë të arrestuar



Goditje grupeve të drogës, ulje në tranzitimin e saj përmes Shqipërisë. Aksidentet shënojnë ulje krahasuar me vitin e kaluar

Janë goditur 69 grupe kriminale, duke çuar pas hekurave 280 anëtarë të tyre. Gjithashtu, vihet re një rritje e goditjeve kundër grupeve të drogës, ndërkohë që statistikat e vendeve fqinje flasin për një ulje të shifrave të drogës që pasqyrojnë tranzitimin e saj përmes Shqipërisë. Ndaj dhe gjatë analizës 6-mujore të policisë, z. Prençi doli në përfundimin se fundi i këtij gjashtëmujori të parë ka shënuar rritje të dukshme për Policinë e Shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, situata kriminale paraqitet e qëndrueshme dhe në parametra normalë, duke pasur rënie të numrit për krime të rënda dhe rritje të forcës zbuluese. Sipas tij, janë zbuluar 93 % e krimeve kundër personit dhe për më tepër 98 % të krimeve kundër shëndetit. Gjithashtu, është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë, ku në total nga Policia e Shtetit janë goditur për këtë periudhe 69 grupe kriminale me 280 anëtarë të këtyre grupeve të arrestuar. Po gjatë këtij 6-mujori janë evidentuar 44 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 38 prej tyre, ose 86%.

Operacionet

17 operacione policore në fushën e antidrogës

18 operacione policore për trafiqet e paligjshme

20 operacione policore në fushën e korrupsionit dhe krimit ekonomik e financiar

13 operacione policore kundër krimeve të rënda

Vrasjet

24 vrasje me dashje të ndodhura dhe zbuluar 20, ose 83% e tyre

17 vrasje me paramendim dhe zbuluar 13, ose 76 % e tyre

3 vrasje nga pakujdesia dhe të zbuluara në masën 100%

Vjedhje

201 raste vjedhje automjeti ose 39 vjedhje automjetesh më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërkohë që është rritur dhe fuqia zbuluese me 9 % më shumë.

1125 raste të vjedhjeve të pronës, zbulueshmëria është 48.2% e tyre. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 248 raste më pak ose me ulje kriminaliteti 18%.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›