Dhuna në familje, Kod Penal më i ashpër

Dhuna ndaj grave, e veçanërisht ndaj të moshuarve është një problem i vazhdueshëm, e po aq i tillë është edhe punësimi i fëmijëve dhe nxjerrja në rrugë e tyre për të lypur. Zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar dhe ambasadorët, me rastin e kësaj dite kanë dhënë opinionet e tyre për këtë qëllim.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka thënë se duhet të ketë ndëshkime më të forta në Kodin e Procedurës Penale. Ai sugjeroi ndërmarrjen e një politike penale më të ashpër për të goditur dhunën në familje. Nishani ishte i pranishëm në një seminar të organizuar nga Akademia e Policisë së Shtetit, ku merrte pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
“Kemi nevojë për një politikë penale më të ashpër për dhunën në familje, pikë së pari pasi do të rrisë përgjegjësinë e çdo qytetari dhe së dyti, do të ndihmojë maksimalisht autoritetet përgjegjëse në hetimin, investigimin, por edhe penalizimin e veprave të tilla penale", tha midis të tjerash kreu i Rendit. "Është e domosdoshme përgjegjshmëria e ekzekutimit të zbatimit të kësaj politike penale nga trupa gjyqësore, që jep drejtësi”, shtoi me tej ministri Nishani.
Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve Arvizu, kërkoi marrjen e masave për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje, si gratë, po ashtu edhe fëmijët. "Një fushë tjetër për t'u shqetësuar shumë është dhuna brenda familjes, e cila duket se ka një rritje në numër. Është e vështirë në fakt të thuash nëse ka më shumë raste të dhunës brenda familjes apo nëse njerëzit po bëhen gjithmonë e më të vetëdijshëm për çështjen. Ajo që është e qartë është se ka një rritje të numrit të dhunës brenda familjes të raportuar gjatë muajve të fundit", tha Arvizu.
Wollfarth: Duhet angazhim i vazhdueshëm
Për këtë ditë, një aktivitet organizoi edhe prezenca e OSBE-së në Tiranë, ku shefi i saj, ambasadori Eugen Wollfarth, theksoi se angazhimet e qeverisë në këtë drejtim duhet të jenë të vazhdueshme. "Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përpiqet bashkë me qeverinë shqiptare, që mbrojtja e të drejtave të njeriut të jetë në krye të përpjekjeve shqiptare dhe që Shqipëria të jetë plotësisht e angazhuar që parimet e të drejtave të njeriut të jenë pjesë e pandashme politikave të saj, në zbatimin e kuadrit të saj ligjor model dhe shumë të lavdërueshëm", u shpreh ai.
"Sot në Evropë vëmendja e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut është bërë shumë e zakonshme. Të gjithë duket sikur bien dakord kur është fjala për të drejtat e njeriut. Të gjithë jemi të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Por a mjafton që të biem dakord për këtë?. Mbrojtja e të drejtave të njeriut kërkon më shumë sesa një vullnet të mirë, më shumë sesa një kuadër ligjor të detajuar, të drejtat e njeriut duhet të jenë të drejtat e jetës sonë individuale duke filluar nga vetë familjet tona", theksoi Wollfarth.
Sipas tij, "kur flasim për të drejtat e njeriut, flasim para së gjithash për dinjitetin njerëzor dhe respektimin e jetës njerëzore. Nëse shteti dështon të mbrojë të drejtat, sidomos ato të fëmijëve, atëherë hyn në lojë komuniteti ndërkombëtar". "Sot duhet të ketë më shumë fusha ku të drejtat individuale meritojnë mbrojtje. Në bazë të të gjitha veprimeve tona duhet të qëndrojë parimi i barazisë dhe mos diskriminimit. Barazi e plotë pra ligjit në të gjitha fushat. Mbrojtja ligjore mund të kërkohet për të gjitha llojet e diskriminimit, qoftë diskriminimit në bazë të racës, moshës, gjinisë, apo aftësisë së kufizuar etj. Parimi i barazisë duhet të respektohet nga ne si qytetarë, si persona në çdo kohë kur bashkëpunojmë me njëri tjetrin", tha ambasadori i OSBE-së.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pjesëmarrje në këtë aktivitet, tha se Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përmes ratifikimit të konventave dhe dokumenteve.
Dita ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, është një përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u adoptua në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë deklaratë sanksionohet se: “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta”. Edhe Shqipëria e ka nënshkruar këtë deklaratë. /S.Ll/Start/
2011-12-12 17:12