E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në familje, Ksera euforik, reagon Berisha: Ligji, ende larg zbatimit

Tiranë, 3 Qershor, NOA, Blerina Ahmetaj - Shqipëria shënon ende shifra të larta të dhunës dhe krimit në familje.

Kryeministri Sali Berisha ka ulur euforinë e ministrit të Punës, Spiro Ksera, gjatë konferencës për përballjen me stereotipet gjinore.

Ksera renditi suskeset, që sipas tij ka arritur ministria e Punës në rritjen e shifrave të denoncimit ndaj dhunës.

Ndërsa Berisha ka deklaruar se numri i viktimave të dhunës nuk është zvogëluar ndaj kërkohet një zbatim më rigoroz i ligjit kundër dhunës në familje.

Miratimi dhe zbatimi i ligjeve për barazinë gjinore në shoqëri, atij për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, e së fundi ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, janë hapa konkretë dhe shumë të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut nën frymën e dokumenteve ndërkombëtarë dhe, njëkohësisht, një detyrim i përmbushur në kuadër të plotësimit të standardeve dhe aspiratave të qeverisë shqiptare për anëtarësimin në BE, u shpreh ministri Ksera.

Kryeministri iu kundërpërgjigj se nëse ligjet janë të mira, zbatimi është ende larg.

Gratë e vajzat vazhdojnë të jenë pre e dhunës në familje, si pasojë e një mentaliteti gati 2 mijë vjeçar të shoqërisë. Unë smund të them se shifrat e viktimave të dhunës janë zvogëluar, por nëse ligjet i kemi shumë të mira, zbatimi është ende larg, deklaroi Berisha.

Sipas raportit më të fundit të Amnesty International për të drejtat e njeriut në Shqipëri, gjatë nëntë muajve të parë të vitit të shkuar janë njoftuar rreth 990 raste dhune në familje, pjesa më e madhe e tyre ndaj grave.

Ndërkohë, ka patur në rradhët e dhunuesve, arrestime dhe dënime për trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionit, shkruhet në raport.

Gjatë 2009-ës, Gjykata për Krime të Rënda dënoi pesë persona për trafikimin e grave dhe katër për trafikimin e fëmijëve.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›