Albtelekom problematik për qytetarët, 400 ankesa në Shoqatën e Konsumatorëve
Problemet me telefoninë fikse të cilat kanë mbërritur në zyrën e ankesave pranë Shoqatës së Konsumatorit, duket se kanë kaluar çdo limit kohët e fundit. Sipas burimeve nga kjo shoqatë ankesat e qytetarëve që prej fillimit të 2010-ës e deri ditët e fundit kanë arritur në 400 ankesa nga qytetarë të ndryshëm nga të gjitha zonat e kryeqytetit.
Sipas SHKSH-së gjatë këtij viti ky institucion ka regjistruar me qindra ankesa të konsumatorëve për telefoninë fikse të cilat kanë të bëjnë me mungesën e faturës në familje, mungesa e informimit, rritje e çmimit të tarifës për linjën e shërbimit e në shumë raste qytetarët ankohen se paguajnë shërbimin telefonik por pa marrë shërbimin e kërkuar, paguajnë për impulse të pakonsumuara, për më tepër edhe kur telefoni është pa sinjal, për arsye dhe defekte të vetë Albtelekomit. Por edhe pse këto ankesa ditë pas dite sa vijnë e shtohen Albtelekom si institucioni përgjegjës për shërbimet e telefonisë fikse është treguar tepër indiferent për shqetësimet e konsumatorëve në kryeqytet. Sipas ligjit për Albtelekom nr.9902, datë 17.04.2008 "Për Mbrojtjen e Konsumatorëve" neni 40, i cili bën fjalë për "Mënyrën e Faturimit", ku shprehet në pikën 3 të këtij neni se "Fatura për shërbimet e telekomunikacionit, shpërndarë konsumatorit, duhet të përmbajë informacion të plotë për listën e numrave të telefonatave të thirrura, kohën dhe zgjatjen e telefonatave të bëra, numrin e impulsive dhe çmimin total për periudhën e caktuar". Në bazë të kërkesave - ankesave që paraqiten në shoqatën e konsumatorëve që mund të paraqiten vete në Zyrën e Këshillimit Qytetar, ose me telefon, apo me letra e deklarata të shkruara drejtuar SHKSH-së, pas një verifikimi të bërë nga grupi i punës në lidhje me këtë problem shqetësues rezulton se konsumatorët kanë të drejtë, sepse shumë konsumatorëve nuk ju funksionon telefoni me ditë të tëra, shumë të tjerë nuk kanë mirëfunksionim të linjës, por me shkëputje dhe zhurma shembuj të tillë. Por edhe pas këtyre verifikimeve nga Shoqata e Konsumatorëve asnjë masë nuk është marrë nga Albtelekom edhe pse drejtuesit e këtij institucioni janë vënë në dijeni nga Shoqata për të gjitha problemet.
Ankesat
Ankesat janë të përditshme, por ka edhe nga ato të cilat janë vërtet tepër shqetësuese si rasti i një qytetari që banon në lagjen nr.6 i cili ka mbi 6 muaj që paguan një faturë të pakonsumuar. Ky qytetar me të drejtë është ankuar edhe në zyrat e Albtelekomit por ndaj problemit të tij nuk është marrë asnjë zgjidhje. Kështu ka dhe me dhjetëra raste të tjera në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Shqetësimi kryesor i kohëve të fundit është ndërprerja e linjave telefonike për ndryshim numri pa lajmëruar me pretendimin se po bëjnë punime ne rrjet. Ka sjellë një konfuzion, pakënaqësi për mos respektim të se drejtës të para veprimit duke ju hequr numrin ekzistues dhe ndërrimin e tij Në vend që të njoftojnë për numrin e kundërta ndodh në shumicën e rasteve pasi Albtelekomi kërkon konsumatorin që të bëjë letra fotokopje të librezës së telefonit dhe të dokumentit identifikues për ti dhënë numrin e ri. Sipas drejtuesve të Shoqatës së Konsumatorëve kjo është shkelje e të drejtës së qytetarëve. Sipas drejtuesve nga Shoqata shtohen çdo ditë telat dhe kabllot aq sa po ndikon rëndë në humbjen e ndriçimit në dritare të shtëpive por po futen në konflikt edhe qytetarët me njëri- tjetrin për shtrirjen e linjës në mes të dritareve. Albtelekomi vazhdon të mbajë peng për interesat e tij (akoma nuk po i vendos kodin i cili u shërben konsumatorëve për të marrë informacion për sasinë e konsumuar. Nga njëra anë kjo i shërben konsumatorit për të qenë korrekt me Albtelekomin, por edhe ky institucion do të kishte siguri në pagesa. ose më mirë që të mos ta dëgjojë zërin e konsumatorit për rivendosjen e kodit që ju hoq para shumë kohësh. Por edhe ankesat e qytetarëve janë shtuar shumë kohët e fundit, kërkesat e tyre po bien ne vesh të shurdhët. Sipas Shoqatës së Konsumatorëve ky problem për çudi nuk po ju bën përshtypje dhe organeve shtetërore përkatëse që çdo ditë deklarojnë se janë në mbrojtje të konsumatorëve. Një tjetër problem është edhe shërbimi i cili kohët e fundit do tu dërgonte abonentëve të Albtelekomit faturat e telefonisë fikse me postë, shërbim i cili ka disa javë që nuk funksionon. Sipas punonjësve të Albtelekom ky shërbim ka vetëm një shkëputje të përkohshme dhe jo për të gjithë abonentët, por shumë shpejt do të vihet sërish në funksion të qytetarëve.
Arta AGOLLI