E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria Dixhitale, lançohet projekti i ri, Farmacitë online

Tiranë, 3 Qershor, NOA Farmacitë online do të përditësojnë në një tjetër sektor shërbimesh, moton e qeverisë Berisha, Shqipërinë dixhitale.

Ndërsa regjistrimi i barnave, blerjet e tyre të shënuara dorazi nëpër regjistra raportohet si një mënyrë jo efikase, madje që sjell probleme në llogaritjen e shpenzimeve reale dhe atyre të rimbursueshme sipas ligjit, sapo është lançuar projekti më i ri, ai i Farmacive dixhitale.

Ishte ministri për Inavocionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, që së bashku me përfaqësues të ISKSH-së dhe ministrisë së Shëndetësisë, hodhi në diskutim në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, projektin Farmacitë online.

Projekti, Farmacitë Online, që ne po ndjekim, ka konsistuar në nevojën që shërbimet individuale farmaceutike të lidhen online, ndaj hapi i parë, - u shpreh ministri Pollo, do të jenë farmacitë që janë në zonat e arritshme, në zonat më të largëta ku kostoja e internetit është më e shtrenjtë dhe krijimi i regjistrave, i procedurave, në mënyrë që çdo blerje, me rimbursim nga fondet e ISKSH-së, të jetë e regjistrueshme dhe e verifikueshme në çdo moment, - theksoi Pollo.

Sipas ministrit të Inovacionit, Shqipëria dixhitale synon të mbulojë të tërë sektorët, që informatizimi dhe dixhitalizimi i shërbimeve të sjellë avantazhe jashtëzakonisht të mëdha për qytetarët, qeverinë, me shërbime të shpejta, që kursejnë kohë dhe para publike, duke u bërë gjithaq më transparente e më të besueshme për publikun e gjerë dhe institucionet shtetërore.

Ky projekt do të jetë një system që do të rrisë efikasitetin e politikave sociale, të kujdesit shëndetësor, do të rrisë korrektesën e shërbimit nga ana e farmacive që do të futen në këtë rrjet, përgjegjës për realizimin e tij është ISKSH.

Farmacitë online, me të dhënat e përftuara do të na ndihmojnë për të minimizuar abuzimet, por edhe për të orientuar qeverinë për një mirëshpenzim të parasë publike, që në të shkuarën në mungesë të shërbimeve të tilla, ka sjellë që, shtetasit të mos përfitojnë në sasinë dhe kohën e duhur rimbursimin që parashikonte politika shtetërore, si dhe fondi i buxhetit i parashikuar për këtë qëllim, nuk përdorej në mënyrën më të mire, -e përfundoi paraqitjen e projektit për Farmacitë Online ministry i Inovacionit, teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›