E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e barazisë gjinore, Topalli pret gratë në Kryesinë e Kuvendit

Në një takim që ka pasur në Kryesinë e Kuvendit me gra nga të gjitha qytetet e vendit kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka theksuar se tashmë përveç ligjeve duhen edhe instrumente të tjera në mbrojtje të grave dhe dhunës që ushtrohet ndaj tyre.
Më tej ajo ka treguar edhe për pjesëmarrjen e grave në administratë dhe punën që ato kryejnë.

Por mes angazhimeve të përditshme sipas kryeparlamentares Topalli, gratë janë pjesë e rëndësishme edhe e familjes madje janë ato që kujdesen edhe për fëmijët. Ndërkohë pas fjalës së Topallit, gratë kanë shkëmbyer me kryeparlametaren edhe mendimet për përmirësimin e pozicionit të tyre në shoqëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›