Pollo:Bazë ligjore për nënshkrimin elektronik

Në konferencën e promovimit të ligjit për nënshkrimit elektronik, Ministri për Inovacionin, Teknologjinë dhe Informacionin, Genc Pollo tha se vendi ynë ka një legjislacion të plotësuar dhe një bazë të mirë ligjore për nënshkrimin elektronik. Sipas tij nënshkrimi elektronik sjell përhapje të mëdha të informacionit. "Një nga objektivat e BE-së ishte që në 5 vitet e ardhshme 20% e blerjeve me BE-në do bëhen online", u shpreh ai.