E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne familje Nishani Politika penale me te ashpra

Ministri i brendshem Bujar Nishani duke folur ne nje konference te Akademise se Policise tha se duhen politika penale me te ashpra persa i perket dhunes ne familje. Nishani theksoi me tej se nje politike me e ashper do te rrise pergjegjesine per cdo qytetar si dhe do te ndihmoje autoritetet ne krijimin e kushteve mbrojtese per te dhunuarat. Ndersa Ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu nga ana e tij ka deklaruar se ne Shqiperi dhuna ne familje mbetet shqetesuese ndersa ka shtuar se kjo dhune ka pesuar rritje kohet e fundit. Sipas tij kjo dhune duhet adresuar pasi sipas tij ka nje element kriminal dhe nje element edukues qe u duhet percjelle njerezve. Ndersa nje tjeter ceshtje qe kerkon vemendje sipas ambasadorit Arvizu eshte edhe dhuna me baze gjinore qe sipas tij duhet te trajtohet nga shoqeria shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›