Dhuna në familje, Nishani: Politikë penale më e ashpër
TIRANE- Gjatë një koference të organizuar nga Akademia e Policisë, ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka këshilluar për ndjekjen e një politike penale më të ashpër për sa i përket dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në vecanti.
“Kodi penal dhe kodi i procedures penale kanë nevojë të ndryshohen, është koha për një politikë penale më të ashpr për sa i takon dhunës në familje. Kjo politikë e ashpër synon në radhë të parë të rrisë përgjegjësinë e cdo qytetari dhe grupi shoqëror por do të ndihmojë edhe autoritetet në investigimin, hetimin por edhe penalizimin e veprave të tilla”, tha Nishani.
Nishani shtoi më tej se, “Është e domosdoshme përgjegjshmëria e ekzekutimit të zbatimit të kësaj politike penale nga trupa gjyqësore, që jep drejtësi”- tha ai.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i SHBA-ve, i cili ka kërkuar marrjen e masave për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje, si gratë, po ashtu edhe fëmijët.
Arvizu citoi gjatë këtij seminari mesazhin e sekretares amerikane, Hillari Klinton, e cila njihet si një aktiviste e mirë e të drejta të njeriut dhe dhunës ndaj grave. “Kur gratë abuzohen, bizneset mbyllen, situata përkeqësohet dhe fëmijët rriten me sjellje që përvetësojnë cilësitë e dhunës. Për këtë arsye theksoi se është në interes të meshkujve që t’i japin fund dhunës kundër grave”- tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)