E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit- 12 kandidatët, sot në seancë dëgjimore

Tiranë- 12 kandidaturat e përzgjedhura nga komisioni i Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit kanë vijuar ditën e sotme me fazën e dytë të procesit, atë dëgjimoren.

Faza e dytë e përzgjedhjes është çelur nga deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni e cila u ka bërë thirrje kandidatëve që të paraqesin pikëmapjet e tyre brenda kohës së përcaktuar, lidhur me institucionin e Avokatit të Popullit.

Sipas procedurës do të jenë vetëm 15 minuta në dispozicion të secilit kandidat, të vlerësuara si të mjaftueshme nga ana e hartuesve të këtij procesi. Ndërkohë do jenë edhe 10 minuta të tjera në dispozicion për çdo kandidat, në të cilat komisioni do ti drejtorjë 12 të përzgjedhurve pyetjet e tij.

Sipas deputetës Gjermeni, rradha sesi do të paraqesin platformat e tyre për institucionine Avokatit të Popullit, është percaktuar përpara seancës dëgjimore nëpërmjet një shorti. Ndërkaq mesohet se i pari që filloi seancën degjimore ishte Ksenofon Kristafi.

Kandidatët për Avokatin e Popullit (sipas rëndit alfabetik)
1.     Artur             Lazebeu
2.     Besnik         Dervishi
3.     Bilal             Kola
4.     Blerta         Kraja
5.     Dëshira         Subashi
6.     Elisabeta         Imeraj
7.     Ermir             Dobjani
8.     Ksenofon         Krisafi
9.     Igli             Totozani
10.     Përparim         Kabo
11.     Qirjako         Qirko
12.     Sokol             Hazizaj

Shkrime të tjera me interes:

  1. Avokati i Popullit, Rama: PS gati komisionin Ad Hoc
  2. Avokati i Popullit, PS shpall 12 fituesit e fazës së parë
  3. PS shpall 33 kandidaturat për Avokatin e Popullit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›