E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagoset rëndë në aksident 14-vjeçari

Policia lokale bëri me dije se një automjet tip Benz me targa të Korçës, ka përplasur të miturin I.K, banues në Elbasan, në lagjen “ Syrja Dylgjeri”.

Pasi mori ndihmën e parë shëndetësore në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, i mituri u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak se gjendja e tij shëndetësore ishte tepër e rënduar. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit Altin Xhixho, 37-vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë shërbimet e qarkullimit rrugor, kanë bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë, ku do të gjykohet për veprat penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit”. Grupi hetimor u dërgua në vendin e ngjarjes, ku po punon për të përcaktuar saktë rrethanat e ndodhjes së aksidentit. /Start/

                                                                                             2011-12-12 09:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›