E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, rrëmbejnë 11-vjecaren për ta martuar, ndiqen penalisht

KORCË- Policia e Korcës po ndjek penalisht në gjendje të lirë dy persona, Dritan Ajredini, 25 vjeç dhe gruan e tij Entela Ajredini, 23 vjeçe, pasi kanë rrëmbyer një 11-vjecare, me qëllim që ta martonin me nipin e tyre 15-vjec G. A.

Sipas policisë së Korcës mbi këta persona rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, pasi ata e kanë rrëmbyer të miturën E.T,  nga Bilishti kundër vullnetit të saj.

Familjarët e vajzës kanë bërë denoncim për zhdukjen e vajzës në polici. Pas hetimeve blutë e qytetit jugliindor kanë rënë në gjurmët e vajzës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›