Dhuna në familje, krimi që po trondit opinionin në Durrës
Dhuna dhe krimet në familje që kanë tronditur opinionin durrsak kanë nxitur aktorë të shoqërisë civile të kërkojnë në njohjen e këtij realiteti të dhimbshëm, që po godet gjithnjë e më shumë.
Vrasja e tri grave si dhe dhunimi i dhjetra te tjerave nga bashkëshortët brenda një harku të shkurtër kohor, kanë rikthyer vëmendjen mbi dhunën e vazhdueshme brenda familjes shqiptare, që frikshëm po shndërrohet në krim të rëndë kundër personit dhe shkatërrim të plotë të familjes.
Dhuna në familje është pranuar gjerësisht në qytet dhe fshat, ndonëse shpesh ajo mbetet e paraportuar.
Një studim i Shoqatës së Grave me Probleme Sociale dhe Qendrës së Gruas, ndër të tjera ka konstatuar se dhuna është fenomen prezent në familjet durrsake dhe një në dy persona pohon se është ndjerë i dhunuar brenda familjes.
Rritja e dhunës, në bazë të studimit të realizuar pas anketimit të 850 personave, rezulton ta ketë origjinën e saj te niveli ekonomik dhe ai arsimor, si dhe te papunësia dhe një komunikim i varfër mes pjesëtarëve të familjes.
Veset e shumta, si alkooli, bixhozi dhe droga, që po shtohen me shpejtësi te meshkujt, për shkak të një shoqërie patriarkale në zhvillim, janë të tjerë faktorë që favorizojnë dhunën në familje.
Në shoqërinë shqiptare gruaja shihet si objekt dhe jo si partnere, që në familjen e sotme mbetet një fakt që dikton marrëdhëniet mes bashkëshortëve, duke ndikuar frikshëm dhe në jetën e fëmijëve.
Të dhëna interesante janë mbledhur veçanërisht për sa i përket dhunës në familje, ku shumica e të anketuarve kanë pohuar praninë e formave të ndryshme të saj.
Kështu, 60 për qind e personave kanë pohuar se dhunohen, por kryesisht emocionalisht dhe ekonomikisht.
Në shoqëri pranohet dhuna e burrave e ushtruar ndaj grave, por nuk mungojnë as ata që do të pëlqenin një përmbysje raportesh, duke deklaruar se do ta toleronin më shumë dhunën e grave ndaj burrave.