Thaçi: Raporti konfirmon perspektivën evropiane të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar raport progrsin e vitit 2009 për Kosovën si konfirmim të perspektivës evropiane të Kosovës. Në një takim me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Renzo Daviddi, kryeministri Thaçi ka theksuar se qeveria e Kosovës do të rrisë përkushtimet e saj për qeverisje të mirë, transparente, efektive, për sundimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Thaçi ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellimin e angazhimeve për implementimin e të gjitha standardeve për integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
"Avancimi i mëtejshëm i progresit të arritur në Kosovë dhe tejkalimi i sfidave në rrugën drejt integrimeve evropiane do të vazhdojnë të mbeten angazhime kryesore të qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës" theksoi kryeministri Thaçi.