E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në familje, mbi 1200 denoncime gjatë 2009

U mbajt sot Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore ku u theksuan hapat pozitivë që janë ndërmarrë deri më tani nga ana e qeverisë për të fuqizuar rolin e femrës në shoqërinë shqiptare. Ministri i Punës Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta foli për rëndësinë që i është kushtuar punësimit, ku 80% e përfituesve janë femra. Nga programi i nxitjes së punësimit të

punëkërkuesve të papunë femra kanë përfituar 407 femra, janë trajnuar rreth 1234 punëkërkues të papunë. Është rritur numri i denoncimit të rasteve të dhunës në familje në krahasim me një vit më parë, ku rezulton që në vitin 2009 pranë strukturave vendore të policisë janë denoncuar në total 1 217 raste të dhunës në familje nga 822 denoncime të kryera në vitin 2008", theksoi ministri Ksera. Me gjithë përmirësimet e shfaqura në raportin e vitit 2009 Ksera sqaroi se mbetet ende problematike evidentimi i rasteve të dhunës në familje me pasojë vdekjen, ku janë shënuar 14 raste gjatë vitit të shkuar. "Për fat te keq edhe gjatë vitit 2009 janë evidentuar 16 raste dhune në marrëdhëniet familjare me pasojë vdekjen, ku në 4 raste viktimë është bashkëshortja, në 6 raste prindi, dhe në 6 raste persona te tjerë të familjes", tha ministri Ksera. Ksera njoftoi dhe për zbatimin e një vrojtimi kombëtar për dhunën në familje në Shqipëri. Ndër prioritetet e tjera të vitit 2010 sipas tij, janë rishikimi i legjislacionit nga këndvështrimi gjinor në përputhje me standardet ndërkombëtare, rishikimi i ligjit për ndihmën ekonomike, rritja e mundësive për punësim etj. Autoritetet shqiptare duhet të marrin masa të mëtejshme për të mbrojtur gruan nga dhuna në familje. Kjo ka qenë edhe thirrja që Amnesty Internacional ka bërë rreth një jave më parë. Pas publikimit të raportit mbi dhunën në familje, duke iu kërkuar edhe një herë autoriteteve shqiptare të zbatojnë ligjin kundër dhunës në familje, i cili hyri në fuqi në vitin 2007. Nga raporti Ti japësh fund dhunës në familje, hapi tjetër, Amnesty Internacional, edhe pse e mirëpret progresin që është bërë që në implementimin e ligjit, kjo e fundit gjithsesi bëri thirrje për dënim të veprës penale, në mënyrë që të sigurohet që kjo e fundit të trajtohet në të njëjtën mënyrë si sulmet e tjera të dhunshme. Më shumë gra kanë denoncuar dhunën e tyre familjare tek autoritetet dhe qindra gra kanë aplikuar për mbrojtje, siç e kërkon ligji. Sidoqoftë, autoritetet duhet të marrin masa të mëtejshme konkrete për të siguruar zbatimin korrekt të ligjit, deklaruan ekspertët e Amnesty Internacional në Shqipëri.
Amnesty Internacionalvëren se që me hyrjen në fuqi të ligjit kundër dhunës në familjen më 1 qershor 2007, ka pasur rritje të konsiderueshme të raportimeve për dhunën në familje.Në 2007 në policia shqiptare kishte regjistruar 274 raste të dhunës në familje. Ndërsa mes muajit janar-shtator 2009 janë raportuar rreth 993 raste. Më shumë se 1000 gra në të gjithë Shqipërinë kanë aplikuar në gjykatë për të kërkuar mbrojtje ndaj dhunës së partnerit, thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj organizate. Gjithashtu, Amnesty Internacional vëren se, megjithatë më shumë gra kanë tërhequr peticionin e tyre, pasi u është bërë presion nga familjarët, apo për shkak të varësisë së tyre ekonomike, apo mungesës së besimit se policia do tu ofronte mbrojtje.

Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 20:33

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›