Lëvizja e re studentore, poshtë varfërisë me muzikë dhe libra
Krijohet lëvizja më e re studentore Poshtë varfërisë e cila është ideuar nga Dashamir Mehmeti i quajtur si konservatori i Akademisë së Arteve pasi është edhe student i viti të tretë pranë këtij fakulteti. Përmes një performance me tinguj, libra të hedhur mbi skenë,
dhe këngën e një sopranoje të re ai ka prezantuar ditën e djeshme këtë formë proteste kulturore. Kjo paraqitje ka si mision edhe uljen e varfërisë në Shqipëri si shkakun kryesor të dukurive dëmtuese të shoqërisë. Varfëria është shkaku i drejtpërdrejtë i çrregullimeve të familjes dhe shoqërisë, deri në shkatërrimin e mendjes. Ky është edhe mesazhi i të rinjve të konservatorit të cilët do të vijojnë në mbarë vendin ndërgjegjësimin dhe luftën simbolike me muzike ndaj skamjes.
Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 20:38