E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhuna në familje në Gjirokastër, ”thyhet” tabuja për denoncimin e rasteve

Në qarkun e Gjirokastrës ka filluar të “thyhet” tabuja për sa i përket denoncimit të rasteve të dhunës. Sipas Diana Haxhiaj Specialiste për dhunën në familje dhe mbrojtjen ndaj të miturve gjithnjë e më shumë po rritet vetëdija për denoncimin e dhunës pranë organeve kompetente

“Ka raste dhe nga komuniteti që dikur ka qenë ideja pse të shkoj në polici tani janë ndërgjegjësuar. Nga mosha e mitur deri tek moshat më të mëdha”, u shpreh Diana Haxhiaj, Specialiste për dhunën në familje.

Specialistja për dhunën në familje dhe mbrojtjen ndaj të miturve vlerëson rolin që po luajnë instancat përkatëse  po për trajtimin e të dhunuarit.

“Duhet të marrin pjesë shumë institucione mbështetës të ligjit, jo vetëm policia e shtetit por dhe pushteti vendor, shëndetësia, arsimi. Një viktimë e cila trajtohet në polici për të marrë një urdhër mbrojtje karshi dhunuesit, jo vetëm pjesa ligjore por ky zinxhir bën të mundur që kjo viktimë e dhunës të marrë shërbimet bazike”, tha Diana Haxhiaj

Numri më I madh I rasteve të denoncuara në qarkun e Gjirokastrës  ka të bëj me dhunën që ushtrohet nga burrat . Nga burimet e marra pranë Drejtorisë Vendore të policisë Gjirokastër për këtë periudhë kohore nuk ka asnjë rast denoncimi nga të miturve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›