Rama: Përmeti, destinacioni pa det që ja vlen çdo verë

Kryeministri Edi Rama ndau tw dielwn në rrjetet sociale momente panoramike nga Përmeti, një tjetër destinacion ky për adhuruesit e natyrës, sportit të aventurës, kuzhinës tradicionale dhe trashëgimisë historike.
“Eja në Përmet. Destinacioni pa det që ja vlen çdo verë”, shkruan Rama.
Në Përmet gjenden parqe të mëdha natyrorë, lugina me lëndina të bukura e shumë monumente natyrore, kulturore e pika turistike, të cilat vlejnë të vizitohen e të shikohen nga afër.
Një vend të veçantë zënë kishat, si ajo e Shën Kollit, Kisha e Shën Premtes, Kisha e Shën Mërisë në Bënjë, Kisha e Shën Mërisë në fshatin Kosinë, Kisha e Shën Mërisë në fshatin Leusë.
Ndërsa vendet më të preferuara që vizitohen nga turistët janë Ujërat Termale të Bënjës, Lumi Vjosa, Kisha e Shën Mërisë në Leusë, Teqeja e Baba Aliut Alipostivan, Bredhi i Hotovës, Ujëvara e Sopotit, Lagjja Historike Përmet, Kisha e Shën Mërisë Kosinë, etj.
/rtsh.al/