E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në familje,16 të vdekur në 2009

Dhuna në familje është rritur gjatë vitit 2009-të në krahasim me vitin e shkuar. Sipas raportit të strategjisë kombëtare për barazinë gjinore dhe dhunën në familje vetëm për vitin që lamë pas janë bërë 1217 denoncime pra 395 më shumë se në vitin 2008. Ndërkohë që si pasojë e dhunës në familje po për vitin e shkuar kanë humbur jetën 16 persona. Këto shifra i ka bërë publike vetë ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera.
Sipas ministrit Ksera në fakt rritja e numrit të personave të dhunuar ka ardhur për shkak të rritjes së ndergjegjësimit të personave që denoncojnë rastet e dhunës, por jo se është rritur numri i tyre. Megjithatë, Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore prezantoi edhe strategjitë për barazinë gjinore dhe dhunën në marrëdheniet familjare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›