E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet lëvizja studentore "Poshtë varfërisë"

Lëvizja më e re studentore "Poshtë varfërisë" mbërrin nga konservatori i Akademisë së Arteve memisionin e uljes së varfërisë në Shqipëri si shkaku kryesor i dukurive dëmtuese të shoqërisë. Studenti i vitit të tretë në specialitetin e kitarës Dashamir Mehmeti përmes një performance me tinguj, libra të hedhur mbi skenë, dhe këngën e një sopranoje të re prezanton këtë formë proteste kulturore.
Varfëria është shkaku i drejtpërdrejtë i çrregullimeve të familjes dhe shoqërisë, deri në shkatërrimin e mendjes. Ky është mesazhi i të rinjve të konservatorit të cilët do të vijojnë në mbarë vendin ndërgjegjsimin dhe luftën simbolike me muzikë ndaj skamjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›