E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në futboll, FSHF ndëshkon Shkumbinin dhe Besën

TIRANë -Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë dje një sërë vendimesh pas incidenteve të ndodhura në javën e 29-të të Superligës, në ndeshjen Besa- Shkumbini.

Komisioni i Disiplinës ka pezulluar me dy ndeshje dhe 10 mijë lekë gjobë zyrtarin e klubit të Shkumbinit, Astrit Isain, për gjeste fyese ndaj arbitrit.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar edhe ekipin e Besës me 200 mijë lekë gjobë, për hedhje të sendeve të forta në fushë nga ana e tifozëve të saj.

Ndërkohë Komisioni vendosi edhe për rizhvillimin e ndeshjeve të play-ofit të futbollit të sallës sipas rregullores, pasi rezultojnë disa shkelje në takimet që janë zhvilluar deri tani, ku disa klube kanë aktivizuar lojtarë të huaj të pafederuar nga FSHF. Ndeshejt e play-ofit do të jenë Tirana – Teuta, Partizani - Edro Vlora, Nord Albania - Flamurtari dhe Besëlidhja - KS Ali Demi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›