E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, Meta ne Bruksel: Kemi bere progres

BRUKSEL- Zv Kryeministri njëkohësisht Ministri i Jashtëm Ilir Meta ndodhet në Bruksel në një seancë dëgjimore që po zhvillohet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Zyra e shtypit e ministrisë së jashtme bën të ditur se zoti Meta ka informuar në Bruksel se Shqipëria ka bërë progress në liberalizimin e vizave. Sa i përket krizës politike mësohet se Meta është shprehur se maxhoranca është gati të bashkëpunojë me opozitën për të filluar hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Zv Kryeministri shtoi se Shqipëria do të forconte bashkëpunimin rajonal.
Gjatë pasdites së djeshme Meta mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane në Bruksel mbi "Sukseset dhe sfidat e Shqipërisë" në integrimin evropian. Meta ofroi një pasqyrë të kritereve të përmbushura nga ana e Shqipërisë për liberalizimin e vizave duke prekur të katër blloqet e Udhërrëfyesit dhe duke shprehur besimin se qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza shumë shpejt brenda 2010.
Duke iu referuar Konferencës se Sarajevës më 2 qershor, ministri Meta shprehu pritshmërinë e qeverisë shqiptare për mesazhe më të forta pozitive për sa i përket të ardhmes evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit.
Lidhur me çështjen e hapjes së kutive Meta ishte shprehur përsëri se rruga e vetme për ta zgjidhur këtë çështje është që Opozita ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, dhe të respektojë vullnetin e Gjykatës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›