E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini, sot viziton Kosovën

PRISHTINE-Shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, do të vizitojë sot Kosovën ku pritet të takojë zyrtarët e lartë të shtetit. Ministri i jashtëm italian do të bisedojë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare në Samitin e Sarajevës, që do të mbahet më 2 Qershor dhe integrimi i Kosovës në institucionet evropiane. Ndërkohë sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne ku shefi i diplomacisë italiane do t’u drejtohet deputetëve me një fjalim.
Ministri i jashtëm italian Franko Frattini dje qëndroi për vizitë në Beograd.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›