E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet në rënie si pasojë e borxhit grek

LONDER- Vazhdon rënia e vlerës së aksioneve në tregjet financiare ndërkombëtare për shkak të krizës së borxhit grek.

Tregu i aksioneve në Japoni pasoi rënjet në bursën e Njujork-ut me pothuajse tre përqind rënje në tregtinë e hershme.

Australia dhe Korea e Jugut hapen tregjet me dy përqind rënje.çmimet e aksioneve filluan të bien pasi një agjenci e madhe ndërkombëtare që vlerëson besueshmërinë e klientelës (Standard & Poor's) e renditi borxhin grek ne nivelin më të ulët që njihet si junk që ka kuptimin mbetje ose pa vlerë.

Në Greqi protestuesit i bënë thirrje qeverisë që të mos paguaj borxhet e saj, në mënyrë që bankat e huaja të paguajnë çmimin për krizën në vend se taksapgauesit grek.

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss- Kahn, shkon sot më vonë në Berlin në kuadër të përpjekjeve për të tejkaluar dallimet gjermane rreth planeve për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi ekonomik.
(bbc/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›