Dhuna në futboll, qëllohet trajneri i Besës, Duro

Futbolli goditet sërisht nga dhuna. Në Peqin kualifikimi i Besës në finalen e Kupës së Shqipërisë ka provokuar edhe goditjen e trajnerit të Besës, Shëptim Duro, nga kryetari i Bashkisë, Ilir Rrushi, ndërsa është thyer kamera e Supersport, duke shënuar kështu një tjetër incident të rëndë në fushën e Peqinit. Gjithsesi në fund të 90 minutave të kthimit, Besa dhe Vllaznia janë dy skuadrat, që në 9 maj, do të diskutojnë finalen e Kupës së Shqipërisë.
Pas barazimit në ndeshjen e parë në Kavajë, verdhezinjtë kanë mundur të dalin me fitoren 1-0 nga Peqini. Kavajasit kanë treguar ambiciet e tyre, për triumfin në Kupën e Shqipërisë, që në fillim, ndërkohë që peqinasit janë vënë në vështirësi dhe tifozët mënyrë të vetme për të ndihmuar skuadrën kanë gjetur goditjen e lojtarëve të Besës. Fagu është dëmtuar pas hedhjes së shashkave dhe sendeve të forta nga tifozët peqinase. E megjithatë, në minutën e 70, Sokol Cikalleshi, ka shënuar golin e fitores në Peqin, duke i dhënë Besës kualifikimin për herë të 8-të në finalet e Kupës dhe duke nxjerrë jashtë Shkumbinin.
Në 10 minutat e fundit skuadra kavajase luajti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq pikërisht të Cikalleshit. Por situata është tensionuar edhe më shumë, pas një penalltie të pretenduar nga Shkumbini, e të pa dhënë nga gjyqtari ndërkombëtar, Albano Janku, që solli edhe incidentet e pasndeshjesh. Në takimin tjetër gjysëmfinal, të luajtur në Loro Borici, Vllaznia likuidon me dy gola shpresat e Teutës, për të arritur finalen e Kupës. Në një ndeshje të kujdesshme, por të tensionuar, vetëm në minutën e 72 zhbllokohet rezultati. Sead Haxhibuliç ka shënuar me kokë golin që barazoi rezultatin e përgjithshëm, ndërsa vetëm 5 minuta më pas mbrojtësi lezhjan, Dritan Smajli, ka shënuar golin e kualifikimit, që i siguruar për herë të 13-të një vend në finalet e e Kupës së Shqipërisë Vllaznisë.
Eno Skarço