E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat, probleme në vitin 2009

Në vitin e një krize globale ashtu si edhe ekonomia e vendit ashtu edhe sistemi bankar ka përjetuar probleme në zhvillimin e aktivitetit të tij. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani ka deklaruar në raportimin e tij vjetor në komisionin parlamentar të ekonomisë se kjo rënia ka qenë e theksuar si në depozita ashtu edhe në kreditim.

"Në fund të muajit mars, depozitat ranë me 50 për qind te Produktit te Brendshëm Bruto, krahasuar me 63 për qind shënuar në shtatorin e 2008. Tërheqja e depozitave gjatë tre mujorit të parë të vitit solli ngadalësimin e zgjerimit të masës monetare në ekonomi. Aktiviteti bankar njohu një reduktim të ngadalshëm gjatë tre tremujorëve të ardhshëm. Oferta monetare u rrit mesatarisht me 6 për qind gjatë këtij viti, ose rreth dy herë më pak se një vit më parë", tha Adrian Fullani, Guvernator i BSH.

Si një problem i madh nga deputetët është evidentuar marrëdhënia jo transparente e bankave të nivelit të dytë me klientët. Ky fakt është pranuar edhe nga Guvernatori i cili tha se ky problem po përmirësohet.

"Banka e Shqipërisë ia ka shtruar tapetin e kuq, sistemit bankar financiar për të monitoruar dhe ulur në një mënyrë sa më eficente kostot e sistemit, kështu që mbetet sistemi financiar të përshtatet sa më mirë me uljen me efektivitet të këtyre kostove. Unë mendoj që një krahasim më i mirë me bankat e tjera të rajonit ku bankat ndërkombëtare funksionojnë dhe me vendet ku këto kanë mëmet e tyre do të bëjë që ky proces të jetë i monitoruar më mirë dhe të axhustohet në kohë", vijoi Fullani.

Sipas përllogaritjeve të bëra normat e interesit për kreditë në Shqipëri janë rreth 2 për qind më të larta se mesatarja e vendeve të rajonit. Ndërkohë që mbi kreditë aplikohen edhe komisione të tjera nga bankat.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›