Nadal tërhiqet, Murray në gjysmëfinale

Rafael Nadal është dashur të tërhiqet nga meçi çerekfinal kundër Andy Murray, për shkak të dhimbjeve që përjetoi në gju. Në realitet, tenisti spanjoll ishte duke humbur 2-0 në sete, ndërsa edhe në të tretin, skocezi Murray po udhëhiqte 3-0 në geme.
Murray dukej më solid, mbi të gjitha në shërbime, derisa Nadal e demonstroi se ende nuk është rikthyer në formën e kaluar, pas lëndimit që e kishte lënë jashtë fushës. Në përballjen tjetër çerekfinale, amerikani Andy Roddick është befasuar nga kroati Cilic, i cili fitoi pas një drame të vërtet.
Kjo përballje zgjati 5 sete, me kroatin në avantazh prej 3-2. Në gjysmëfinale, do të takohen pikërisht fituesit e së martës, Murray-Cilic. Në konkurrencën e femrave, belgja Justin Henin shkoi në gjysmëfinale, pasi e mposhti me vështirësi rusen Nadia Petrova. Një gjë të tillë e bëri edhe kinezja Jie Zheng, që e mundi rusen Maria Kirilenko, 2-0 në sete.
Meshkujt – Çerekfinalja
Murray – Nadal 6-3, 7-6, 3-0
Cilic – Roddick 7-6, 6-3, 3-6, 2-6, 6-3
Femrat – Çerekfinalja
Zheng – Kirilenko 6-1, 6-3
Henin – Petrova 7-6, 7-5