Dade: PD presion ndaj ndëkombëtarëve
Arta Dade thote se Partia Demokratike po ushtron presion ne Asamblene Parlamentare te KE-se per te ndryshuar rezoluten e dy raportuesve per Shqiperine. Gjate nje interviste telefonike per “Alsat” Dade komentoi edhe turin e tre deputeteve socialiste ne Bruksel duke thene se ata nuk perfaqesojne PS-ne ne kete vizite.
Zonja Dade, qe prej dites se djeshme ju ndodheni ne Strasburg nderkohe
qe ne Tirane eshte komentuar nje leter qe ju i keni derguar Keshillit te
Europes. Sipas zonjes Topalli Partia Socialiste eshte pergjegjese
kryesore per incidentin me kredencialet e delegacionit shqiptare...
-Këtu nuk jam për këtë letër. Këtu jam për të diskutuar me grupin
socialist dhe përsonalitetet përfaqësuese të të djathtës në Asamblenë
Parlamentarë lidhur me raportin që dy raportët i kanë avancuar Asamblesë
Parlamentare për t’u diskutuar dhe votuar në seancën e nesërme. Kjo
është shumë herë më e rëndësishme se sa makinacionet dhe mashtrimet e
zonjës Topalli e cila nga ana e saj ka dërguar një letëe me sharje dhe
fyerje për kryetarin e PS. Unë kam njoftuar Asamblenë Parlamentare vetëm
për shkeljen e rregullores edhe të Asamblesë Parlamentare. Të gjithë
janë të interesuar të dëgjojnë për situatën dhe për zgjidhjen e krizës. E
rëndësishme është që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës
ofron një draft për të nisur zgjidhjen e krizës. është pikërisht kjo gjë
që ne po bëjmë edhe këtu përkundrejt asaj që po bëjnë të dërguarit e
Sali Berishës dhe Jozefina Topallit që po ushtrojnë presion ndaj
partnerëve ndërkombëtarë për të ndryshuar draft/raportin në favorin e
tyre.
Zonja Dade, a keni informacion për qëndrimin që po mbajnë në Bruksel 3
përfaqësuesit e tjerë të PS. A janë koordinuar veprimet tuaja?
-Nuk kam asnjë informacion. Unë sapo kam folur me kryetarin e grupit
socialist edhe me stafin e tij i cili nuk ka asnjë informacion dhe asnjë
kërkesë për takim. Secili është i lirë të bëjë atë që ka planifikuar të
bëjë. Kjo nuk ka lidhje me angazhimin e PS.
Alsat
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 janar 2010 )
< I mëparshmi