PS: Berisha të kërkojë falje
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullim të marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë ka reaguar edhe Partia Socialiste. Ermonela Felaj dhe Shegushe Ligori thanë në deklarata të ndara për shtyp se Berisha duhet te kerkoje ndjese per paktin e firmosur me palen greke.
”Sali Berisha duhet t'u kërkojë falje shqiptarëve për pozitën e vështirë
ku na ka vënë të gjithëve, me një marrëveshje e cila nuk ka respektuar
as kushtetutën, po as parimet e fqinjësisë së mirë. Vendimi i djeshëm i
kushtetueses flet për një pushtet të verbër, që për të shtatëmbëdhjetën
herë kapet nga drejtësia në shkelje të Kushtetutës dhe për një
kryeministër të marrë që shtatëmbëdhjetë herë rresht është zënë me presh
në duar kundër interesave të vendit e kundër çdo parimi demokratik” tha
Ligori.
“Dallimi mes nesh dhe Ilir Metës është që ne jemi të vetëdijshëm për
interesat e atyre që përfaqësojmë, kurse Iiri i Saliut përfaqëson vetëm
interesin e xhepit të tij. Ne e dimë pse ky shërbëtor i zellshëm i Sali
Berishës nuk do hetimin e zgjedhjeve. Këtë të vërtetë po e mësojnë çdo
ditë e më shumë edhe shqiptarët: Iliri i Saliut përpiqet që t’i mbajë
kutitë të mbyllura, pasi hapja e kutive do të nxjerrë në dritë të
diellit faktin se mandati i Ilir Metës është mandat i grabitur i Partisë
Socialiste” tha Felaj.
< I mëparshmi