E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në stadium, Prokuroria: Dashnor Sula përdori armë lodër

TIRANË- Arma e përdorur në stadium në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Elbasanit ka qënë lodër. Në këtë përfundim ka dalë Prokuroria e qytetit të Elbasanit në raportin e saj pë incidentin e ndodhur në fushën e gjelbërt të Peqinit.

Ndërkohë, në raportin e vëzhguesve dhe të arbitrit të ndeshjes thuhet se deputeti democrat “Dashnor Sula qëlloi me armë”.

Prokuroria e Elbasanit nisi dje hetimet rreth incidentit të shumë përfolur në ndeshjen Shkumbini- Flamurtari luajtur më 5 maj në stadiumin e Peqinit, ku sic u raportua nga mediat, deputeti i PD Dashnor Sula në prag të fillimit të kësaj sfide qëlloi me pistoletë të paktën tri herë. 

Deputeti demokrat, Dashnor Sula në një intervistë për TVNews24 e ka cilësuar si të pavërtetë lajmin se ai ka qëlluar me armë në ndeshjen Shkumbini-Flamurtari, ndërkohë që ka bërë me dije se do të dorëzojë mandatin nëse akuzat ndaj tij vërtetohen.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka sulmuar ashpër deputetin demokrat. Kryesocialisti Rama ka akuzuar Sulën se është i 'dashuruar me dhunën', ndërkohë menjeherë pas incidentit ka shkruar në rrjetin social Twitter: "Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti mund të qëllojë me armë në stadium dhe ministri të thote mos ia vini re, kishte fishekë manovre!”.
(el.me/BalkanWeb)

vijon

Lidhje te tjera Dhuna në stadium, Sula: Dorëzoj mandatin nëse vërtetohen akuzat Dhuna në stadium, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj Dashnor Sulës Elbasan, Rama: Dashnor Sula i dashuruar me dhunën Armë në fushën e gjelbërt, Bumci: Rama mashtron Tension gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, qëllohet me armë PS, Rama: Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti qëllon me armë VIDEO: Dhuna në stadium, Sula: Dorëzoj mandatin nëse vërtetohen akuzat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›