Min. e Financave, marrëveshje me KLSH, për kontrollin e financave
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Auditi i Brendshëm do të bashkëpunojnë për të koordinuar veprimet e tyre jatë monitorimit dhe kontrollit të mënyrës së përdorimit të fondeve publike. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit Ministri i Financave Ridvan Bode dhe kreu i KLSH-së Bujar Leskaj deklaruan se kjo marrëveshje nuk pret pavarësinë e dy institucioneve.
“Kjo marrëveshje do të ketë disa aspekte dhe konsiston në shkëmbimin e informacionit, në rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të audituesve, qoftë atyre të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të gjithë atyre qeverisëse”,- theksoi ministri i Financave, Ridvan Bode.
“Kjo marrëveshje e ruan, patjetër dhe e konsolidon frymën e pavarësisë së dy institucioneve tona. Është e rëndësishme për ne të mos kemi dublime në punën tonë, të mos kemi mbivendosje. Është e rëndësishme për ne të sinergjizojmë përpjekjet e përbashkëta drejt auditimeve profesionale ,auditive të bazuara në standarte profesionale të kontrollit,- deklaroi kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.
(el.me/News24/BalkanWeb)