E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Forconi sigurinë e sistemit, luftoni abuzuesit

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka kërkuar sot angazhimin e të gjitha institucioneve të drejtësisë për forcimin e sigurisë.
Duke folur në analizën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për 4 mujorin e parë të vitit 2012-të, Halimi theksoi se raportet evidentojnë se kemi evolim pozitiv në nivelin e menaxhimit në burgje. “Kemi absolutisht një rritje të performances në trajtimin e te dënuarve.

Mënyra se si shteti dhe ju trajtoni te dënuarin tregon vete dinjitetin e një shteti. Ka pasur arritje te rëndësishme ne përmirësimin e sigurisë, duke evidentuar zero tentativa për arratisje gjate këtyre muajve. Po ka edhe probleme për të cilat pritet marrja e masave të menjëhershme"- tha ministri Halimi.
 

Ai gjithashtu ka kërkuar luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe rasteve abusive.
"Korrupsioni është një sëmundje që duhet ta luftojmë çdo ditë. Kërkoj prej jush tolerancë zero ndaj çdo rasti abuziv. Monitorimi dhe kontrolli i sistemit të burgjeve është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkoj marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar në të ardhmen dukuri të tilla " Halimi.
 

Ministria e Drejtësisë aktualisht monitoron on line me kamera sistemin e Institucioneve të Vuajtjes së Dënimit në Tiranë ndërkohë që pritet që ky sistem të shtrihet edhe në të gjithë IEVP.
Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi deklaroi se në shtator do të nisë reformave në sistemin e menaxhimit të burimeve financiare në burgje, e cila synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe uljen e kostove për mbarëvajtjen e një të dënuari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›