E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në stadiumin e Korçës, ndiqen penalisht 4 shtetas

Burime zyrtare të policisë sqaruan se po ndiqen penalisht Theodhoraq Cipi, 33-vjeç, Sonil Jovani, 29-vjeç, Nandi Firaj, 39-vjeç, si dhe Elvis Lera, 28-vjeç, të gjithë banues në Korçë. Këta shtetas kanë prishur qetësinë publike duke sende të forta si bidonë plastike, gurë dhe fishekzjarrë ndaj tifozëve të Tiranës.

Njëkohësisht nga ana e policisë po punohet edhe për identifikimin dhe shoqërimin e disa personave të tjerë, të cilët para fillimit të kësaj ndeshjeje kanë shkaktuar probleme dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Materialet për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-19 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›